Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Sakrifica jonë e grevës së urisë, për të mirën e vendit
English

Edi Rama: Sakrifica jonë e grevës së urisë, për të mirën e vendit

Tiranë, 1 maj, NOA – Sakrifica e ndërmarrë nga deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste për të hyrë në grevë urie poshtë godinës së Kryeministrisë, në kërkim të respektimit të kërkesës për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit, i shërben vendit dhe gjithë qytetarëve të tij.

Këtë fakt e ka pohuar publikisht para protestuesve të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Këtë sakrificë e kërkon nevoja për krijimin e një sistemi vlerash, ku qytetarët të mos varen nga qeveria, por ajo të varet prej tyre”, tha ai ndër të tjera.

Duke shtuar se “u shpreh mirënjohjen e thellë të gjithëve atyre që janë pjesë e kësaj proteste”.

“Nënvizoj se kjo është një betejë e madhe për qëllime të mëdha, e për këtë arsye, ajo është një betejë e vështirë. Por ne do ta fitojmë se është rruga për të gjithë shqiptarët. Që për të gjithë të ketë liri, të drejta, mundësi dhe shanse të barabarta si në një demokraci të vërtetë funksionale”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Më tej, ai tha se “të gjithë e duam Shqipërinë si gjithë Evropa dhe këtë dëshirë, që është një aspiratë e hershme ne duam ta realizojmë të gjithë së bashku”.

“Gjithçka në funksion të zgjidhjeve për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një betejë që na bën mirë të gjithëve, nuk është një betejë që të fitojnë disa dhe të humbin disa të tjerë, por me këtë betejë fitojnë të gjithë”, përfundoi fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE