English

Festa, bota e pret 1 Majin me protesta

Athinë, 1 maj, NOA – Dita ndërkombëtare e Punëtorëve duket se do të pritet në të gjithë botën me protesta, kjo edhe në kuadrin e krizës globale financiare që e ka goditur atë, duke shtuar në këtë mënyrë dramën sociale dhe kushtet e këqija të jetës së punonjësve.

Kështu, protesta masive pritet që të zhvillohen ditën e sotme në Greqi për shkak të masave ekstreme të kursimit të paralajmëruara nga qeveria greke për të luftuar krizën e borxheve, të cilat sipas punëtorëve, do të rëndojnë më së tepërmi mbi kurrizin e tyre.

Ndërkaq, në shumë qytete të Gjermanisë gjithashtu janë paralajmëruar protesta, kurse policia në Berlin i ka shtuar masat e sigurisë.

Edhe në Stamboll, për të parën herë pas 33 vitesh 1 Maji do të shënohet në sheshin Taksim, ku në protestat e vitit 1977 e humbën jetën 34 njerëz, ndërsa në Rusi, opozita paralajmëroi protesta antiqeveritare në Moskë dhe Shën-Petërburg.

n.e/NOA

KOMENTE