Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Besim Beqaj: Serbia s'mund ta pengojë integrimin e Kosovës
English

Ministri Besim Beqaj: Serbia s'mund ta pengojë integrimin e Kosovës

Prishtinë, 1 maj, NOA - “Kosova ka bërë dhe po bën përgatitjet e nevojshme për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në”, thotë ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, për të shtuar se Serbia s'mund ta pengojë Kosovën drejt integrimeve.

Sipas tij, “Serbia e ka axhendën e vet, Kosova e ka axhendën e vet drejt integrimit evropian. Normalisht, bashkëpunimi rajonal është çështje shumë e rëndësishme e parapërgatitjes së vendeve për t’u integruar”.

Zoti Beqaj, sa shpejt Kosova do t’i përmbushë kriteret e nevojshme për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian? Unë mendoj se Kosova ka filluar këtë proces, ka filluar një proces, i cili është relativisht i rëndësishëm, është proces i gjatë. Janë bërë shumë përparime sa u përket përgatitjeve teknike, të cilat janë të nevojshme për liberalizimin e vizave. Është një proces që ka filluar më herët në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka adaptuar në mënyrë unilaterale, pra të njëanshme, udhërrëfyesin dhe ka filluar të punojë në këtë drejtim. Procesi i liberalizimit të vizave kërkon prej çështjeve që lidhen me regjistrimin civil, që janë çështje shumë të rëndësishme, e deri te pajisja me pasaporta biometrike; kërkon ligjin për ripranim, kërkon strategjinë për integrim, kërkon menaxhim të mirëfilltë të kufijve. Unë mund t’ju them se procesi i pasaportave biometrike është një proces, i cili ka filluar dhe, sipas agjendës, ai do të vazhdojë të zhvillohet. Ligji për ripranim ka kaluar në qeveri, që është një moment shumë i rëndësishëm. Strategjia për ri-integrimin e njerëzve, të cilët do të ktheheshin nga vendet që mund të kthejnë njerëz nga diaspora në Kosovë, gjithashtu është në proces dhe unë mendoj se, brenda muajit, kjo do të aprovohet si strategji brenda qeverisë. Normalisht, në kuadër të ripranimit apo të riatdhesimit duhen edhe shumë marrëveshje bilaterale me shtetet, të cilat kanë diasporë të Kosovës. Besoj se deri në fund të vitit do të mbyllen marrëveshjet me të gjitha shtetet, të cilat kanë numër të caktuar të kosovarëve, të cilët mund të kthehen në bazë të këtyre marrëveshjeve. Pra, është një proces, i cili ka filluar dhe normalisht ne si ministri jemi të involvuar në mënyrë maksimale, që t’i përcjellim aktivitetet dhe të gjitha progreset e arritura t’i raportojmë drejt Brukselit, që kjo çështje të trajtohet sa më seriozisht. Përfaqësues të Parlamentit Evropian kanë thënë për Kosovën se edhe për një kohë nuk do të mund të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Ju, si mendoni? Unë nuk mund të flas tash për kohën, por mund të them se Kosova është e gatshme që tani për ta marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Mendoj se Parlamenti Evropian, deri më tash, ka dhënë një orientim shumë të qartë që Kosova duhet të përfshihet në këtë drejtim. Kemi një lëvizje edhe në Komisionin Evropian, por ajo që ne presim dhe që i rekomandojmë edhe Komisionit Evropian, por edhe Parlamentit, është që Kosova nuk duhet të mbetet asnjëherë anash zhvillimeve rajonale dhe rekomandimi ynë do të ishte që, në ditën kur Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do t’u jepej data e lëvizjes së lirë drejt Unionit Evropian, do të duhej të jepej edhe udhërrëfyesi për Kosovën. Njohës të integrimeve evropiane dhe analistë për çështje politike thonë se Bashkimi Evropian duhet ta rrisë presionin ndaj Beogradit zyrtar, në lidhje me qasjen ndaj Kosovës. Sa mund ta pengojë Serbia Kosovën në këtë drejtim? Unë mendoj se Serbia e ka axhendën e vet, Kosova e ka axhendën e vet drejt integrimit evropian. Normalisht, bashkëpunimi rajonal është çështje shumë e rëndësishme e parapërgatitjes së vendeve për t’u integruar. Ne kemi një qasje jokonstruktive të Beogradit sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe normalisht Unioni Evropian me të gjithë mekanizmat e tij duhet bërë presion, që Beogradi të sillet konform rregullave ndërkombëtare dhe konform standardeve të Unionit Evropian, sepse, siç dihet, asnjë shtet që ka probleme dhe pretendime, qoftë territoriale apo qoftë politike, ndaj një shteti tjetër, nuk mund të jetë pjesë e Unionit Evropian. Dhe, kjo do të duhej t’i bëhej e qartë edhe Beogradit nga mekanizmat relevantë që janë në kuadër të Bashkimit Evropian. Beogradi dëshiron të tregojë se Kosova është shtet jofunksional, se është shtet jolegjitim, se është shtet, i cili nuk trajtohet mirë, për vetë faktin se Kosovën e kanë pranuar mbi 65 shtete dhe që prej tyre janë 22 shtete nga Unioni Evropian. Do të thotë, është një akt i kryer, të cilin sigurisht se në faza reale dhe njerëzit që kanë vizione evropiane, do ta pranojnë. Unë ftoj edhe përfaqësuesit e Beogradit që të sillen në mënyrë evropiane, sepse sjellja evropiane mund të na hapë rrugën shumë më shpejt dhe shumë më lirë për të hyrë në Evropë. Mungesa e njohjes nga pesë shtete të Bashkimit Evropian, a e pengon Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian? Vetë fakti që kemi pesë shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, ka krijuar hapësira, ku ne duhet të merremi në mënyrë bilaterale me shtetet, të cilat na kanë pranuar dhe të krijojmë raporte bilaterale. Kjo e komplikon. Është logjike që e komplikon procesin, sepse nëse flasim për ripranimin, sikur të gjitha vendet e Unionit Evropian do ta kishin pranuar (Kosovën), atëherë nuk do të kishim nevojë për të bërë marrëveshje për riatdhesim në mënyrë bilaterale, por kishim bërë një me Unionin Evropian. Por, sido që të jetë, fakti që Komisioni Evropian ka mandatin për të hapur biseda për marrëdhënie tregtare dhe e ka futur gjithashtu edhe në agjendën e stabilizim-asocimit, por njëkohësisht edhe në procesin e liberalizimit të vizave, tregon se, megjithatë, Komisioni Evropian ka një qasje unike sa i përket perspektivës evropiane dhe ky është një element shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Radio “Europa e Lirë”

KOMENTE