Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miroslav Lajçak: Si do zgjidhen raportet Kosovë-Serbi pas GJND-së
English

Miroslav Lajçak: Si do zgjidhen raportet Kosovë-Serbi pas GJND-së

Prishtinë, 1 maj, NOA – Ekziston një plan sesi do të zgjidhen raportet Kosovë-Serbi pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili ka pohuar se ky plan parashikon bashkëpunimin mes palëve.

“Nevojitet dinamika rajonale dhe komunikimi për gjërat praktike, që Ballkani Perëndimor të përparojë”, ka thënë ai për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit.

Duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të dëshmojë rolin udhëheqës dhe të shfrytëzojë faktin se Beogradi edhe Prishtina duan të bëhen pjesë e BE-së.

Ndërsa lidhur me tryezën e parashikuar të Sarajevës, ai ka shtuar se shpreson që në të të vijnë të gjithë.

“Vetëm nëse do të jemi të gjithë rreth një tavoline në Sarajevë, do të kemi legjitimitetin e domosdoshëm të tregojmë se BE-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në gjiun e saj”, ka thënë Lajçak.

n.e/NOA

KOMENTE