English

Protesta, nisin incidentet e para mes turmës

Tiranë, 1 prill, NOA – Ndërsa është bërë thirrje nga të dyja palët e politikës që turmat e tyre të qëndrojnë larg çdo provokimi të mundshëm dhe mos zhvillojnë asnjë përplasje në orët kur do të jenë së bashku në të njëjtin bulevard, duket se incidentet janë të pashmangshme.

E kjo, pasi turmat e demokratëve që po i drejtohen sheshit “Nënë Tereza” dhe ato të protestuesve opozitarë gjenden kaq afër me njëra-tjetrën saqë përplasjet e para duket se kanë nisur.

E para është shënuar nga një person, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë, ndërsa turmat e demokratëve me flamujt blu, duke dashur që t’i drejtohen sheshit “Nënë Tereza” janë të detyruar të kalojnë përmes turmës së opozitarëve që janë përqendruar para godinës së Kryeministrisë. (vijon) …

n.e/NOA

KOMENTE