English

Real – Murinjo, shumë pranë akordit

Spanjë, 01 Maj 2010 NOA - Fitorja e mrekullueshme e Interit ndaj Bacelonës në Ligën e Kampionëve nuk ka mbetur pa vëzhguar nga stafi drejtues i Realit të Madridit.

Si rrjedhojë, shtypi spanjoll ka pohuar se ekipi i Realit tashmë është në tratativa me vetë teknikun zikaltër për të siguruar shërbimet e tij vitin e ardhshëm.

Sipas tyre ardhja e portugezit tek Reali i Madridit është gati 90 % e sigurt dhe do të jetë pikërisht ai që do të drejtojë sezonin e ardhshëm ekipin e madrilenëve.

Me sa duket në qoftë se Murinjo do të dalë si fitimtar në skuadrën e Interit këtë sezon atëherë largimi i tij thuhet të jetë i sigurt dhe për këtë arsye drejtuesit e Realit janë të gatshëm për ta bërë atë pjesë të ekipit të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE