Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal në SHBA, Presidenti Obama tradhton gruan e tij me sekretaren
English

Skandal në SHBA, Presidenti Obama tradhton gruan e tij me sekretaren

Uashington, SHBA 1 Maj NOA – Plas skandali i radhës me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas seks-gejtit të Bill Klintonit me sekretaren e tij është dhe presidenti aktual Barak Obama që ia ka “dredhur” të shoqes.

Kështu edhe njerëzit me ngjyrë nuk bëjnë përjashtim nga të bardhët në çrregullimet e raporteve bashkëshortore, të paktën sikundër shkruan sot National Enquirer e cila raporton se Obama tradhton gruan e tij Michell me 36 vjeçaren Vera Baker.

National Enquirer raporton se Vera Baker ka punuar për vite me Barack Obama, në ngritjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore (duke përfshirë edhe presidencën): Gjithashtu, në vitin 2004 kishte një marrëdhënie me presidentin aktual amerikan. Për mët tepër, Zonja e Parë Michelle e zbuloi këtë tradhti atëherë dhe e fali burrin.

Por tani sipas National Enquirer lidhja midis Baker dhe Obama vazhdon ende duke iu referuar dëshmisë së një shoferi taksie që ka shoqëruar Obama dhe Baker në një hotel, ku të dy do të kalonin natën së bashku.

Kjo konfirmohet edhe nga një burim i besuar në mesin e stafit të Presidentit, si dhe nga një video kamera survejimi e hotelit.

Nëse “bomba”e lëshuar nga National Enquirer është e vërtetë, padyshim është një nga lajmet më të bujshme të vitit.

a.k/NOA

KOMENTE