English

Berisha-Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, arritja më madhore e shqiptarëve

Tiranë, 3 maj, NOA - Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin ka kryer një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet e fundit politike në të dy vendet, ecuritë dhe progresin e tyre në axhendën evropiane dhe euroatlantike.

“Unë pata kënaqësi të konstatoj dhe të theksoj se paqja, stabiliteti, integriteti i Maqedonisë, integrimi i saj, janë interesi jetik kombëtar më i mirë i shqiptarëve, vlerësoj kontributin e tyre në të gjitha këto drejtime”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Berisha.

Sikundër, theksoi se marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më madhore të shqiptarëve, duke pohuar më tej se “zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje, në të gjithë gamën dhe spektrin, është jo vetëm interesi më i mirë dhe më i domosdoshëm i shqiptarëve, por ky është interesi më i mirë i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Nga ana e tij, Menduh Thaçi tha se e njohu kryeministrin Berisha me shqetësimet e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me procesin që zhvillohet në Maqedoni. B

“Bllokimi i procesit integrues është një shqetësim. Sipas vlerësimeve tona, devijimi i implementimit të marrëveshjes së Ohrit po ashtu është një shqetësim i jashtëzakonshëm. Edhe kriza ekonomike u bashkëngjitet dy shqetësimeve të para”, tha Thaçi në fjalën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE