English

Ekspozita “Brindisi, Qyteti i Mikpritjes”

Brindisi, 03 maj, NOA - Brindisi prej disa vitesh është bërë një nga qytetet bashkëpunues me Shqipërinë në disa fusha të artit si kinema, promovime librash, ekspozita të artit pamor, etj.

Një kërkesë e veçantë e Kryetarit të Bashkisë, Domenico Mennitti është mirëpritur nga Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë në realizimin e ekspozitës fotografike “Brindisi, Qyteti i Mikpritjes”, e cila pritet të përurohet më datën 4 maj në ambientet e FAP (Akademia e Arteve të Bukura) në Tiranë, në orën 18.00.

Organizatorët theksojnë se nëpërmjet kësaj nisme, dëshirohet që Brindisi të paraqitet nëpërmjet një sërë fotografish, të çastit të një qyteti, i cili duke qenë kandidat i kryeqytetit Evropian të Kulturës, ka dëshirë të tregojë vetveten dhe bashkë me këtë edhe krenarinë që gjen tek qytetarët e vet.

Fotografia, duke u barazuar me arkitekturën, mbetet një nga gjuhët më shprehëse për njohjen e një territori ose të një komuniteti njerëzor.

Kjo ekspozitë nuk mendohet të jetë një përfaqësim ikonografik i tipit turistik, ose promovues, por një ngjarje ku, monumentalja dhe e përditshmja, vende arkeologjike me shumë rëndësi dhe skena të devotshmërisë fetare dhe të kulturës, në një kuptim më të gjerë shkrihen, tregojnë për një qytet, ku fotografia shndërrohet në një gjuhë, me anë të së cilës interpretohet një realitet.

Menniti thekson se “Në një vështrim tërësor të realitetit, ku gjithpërfshirja është jo vetëm pjesëmarrje popujsh, por edhe brezash, na pëlqen që , nëpërmjet fragmenteve fotografike qytetin ta tregojnë të rinjtë nga Brindisi”.

Kjo ekspozitë realizohet me synimin të mundë të bashkojë dhe të kontribuojë në vlerat e kulturës shqiptare, që nga kinemaja dhe arti, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik e social, të cilat sipas organizatorëve italianë “ Tashmë po gjejnë përputhje të plotë dhe lulëzim në Vendin e Shqiponjave” .

m.s/NOA

KOMENTE