Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia letër Ramës: Zhblloko bulevardin, Rama: Shërbimi i policisë, jo efiçent
English

Policia letër Ramës: Zhblloko bulevardin, Rama: Shërbimi i policisë, jo efiçent

Tiranë, 3 maj, NOA - Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i kërkon kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të marrë masa për zhbllokimin e situatës së krijuar për qarkullimin në kryeqytet.

Në letrën e tij, Vocaj thekson se megjithë masat e marra nga Policia Rrugore, është e pamundur që të normalizohet trafiku në momentin që bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është i bllokuar nga protestuesit. Nga ana tjetër, më të rëndë e bënë këtë situatë dhe punimet që po bëhen në sheshin “Skënderbej”.

“Vazhdojmë të shprehim shqetësimin tonë në lidhje me situatën e krijuar dhe rikërkojmë dhe një herë ndërhyrjen tuaj, me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë për zhbllokimin e bulevardit dhe krijimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve”, shkruan në letrën drejtuar për Ramën, kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Drejtuesi i Policisë i zbardhe dhe një pjesë ët letërkëmbimit të tij me kryesocialistin Rama, sipas të cilave rezulton se kreu i PS-së ka kërkuar më shumë vëmendje dhe punë më të mirë nga Policia Rrugore.

“Shqetësimet tuaja, për mungesë efiçense nga Policia Rrugore, apo për keqdashje në organizimin e shërbimit, janë të pavërteta dhe si të tilla të papranueshme për ne”, thotë Vocaj.

Ai e fton kreun e PS-së që të organziojnë më inspektorët e Bashkisë sondazhe të përbashkëta për të faktuar problematikën”.

m.xh/NOA

KOMENTE