English

Xhafa: Berisha po pengon transparencën në mënyrë antikushtetuese

Tiranë, 03 maj, NOA – Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha se zgjidhja e situatës politike duhet të vijë në bazë të zbatimit të ligjit, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Socialiste.

Ka qenë deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa, ai që në një deklaratë për mediat ka theksuar se kreu i qeverisë duhet të tregojë se kush është ligji që e pengon transparencën e zgjedhjeve. Ai tha se “Berisha në mënyrë antikushtetuese po pengon transparencën” .

Nga ana tjetër Xhafa, në një përmbledhje të gjithë deklaratave të kryeministrit ka theksuar se “me qëndrimin e tij Berisha po rrit faturën e kësaj krize”.

Xhafa është ndalur dhe në problemet e ekonomike duke theksuar se “Berisha është përgjegjës dhe për krizën e rëndë të ekonomisë, krizën e të drejtës dhe demokracisë në vend”.

Deputeti i PS-së tha se morali i grevistëve është i lartë dhe në ditën ndërkombëtare të media ka kërkuar që të mos abuzohet me deklarata të pahijshme ndaj grevistëve dhe sidomos nga femrave që janë pjesëmarrëse në të.

m.xh/NOA

KOMENTE