English

Beograd - Përkujtohet 30-Vjetori I Vdekjes Së Josip Broz Titos

BEOGRAD, 4 maj /ATSH-TANJUG/ - Një ceremoni me vendosje kurorash nga pjesëmarrës të shumtë u zhvillua sot në mauzoleumin ''Shtëpia e luleve'', në Beograd, për të përkujtuar 30-vjetorin e vdekjes së Josip Broz Titos, presidentit historik të ish-Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë. Vejusha e Titos, Jovanka Broz nuk ishte ndërmjet pjesëmarrësve që vizituan sot mauzoleumin e ndërtuar për nder të politikanit të njohur me origjinë kroate. Për të pestin vit radhazi, Jovanka Broz mungon në një ceremoni të tillë, ndërkohë që dërgoi një kurorë me lule për ish-bashkëshorin e saj. Të pranishmit vlerësuan figurën e Josip Broz Titos si një politikan që dha kontribut të shquar në historinë politike të botës./ a.jor.
KOMENTE