Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozita Marubi Hapet Ne Helsinki
English

Ekspozita "Marubi" Hapet Ne Helsinki

TIRANË, 4 Maj/ATSH/. - Sot u hap në Helsinki (Finlande) ekspozita "Marubi" me 71 fotografi të fund shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të kaluar, realizuar nga Pjetër, Kel e Gegë Marubi nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës. Në ekspozitë janë paraqitur edhe rreth 30 objekte etnografike shqiptare (tekstile, zbukurime grash dhe armë), pjesë e koleksionit të përhershëm të Muzeut të Kulturave Botërore në Helsinki, në ambientet e të cilit zhvillohet edhe ky aktivitet për kulturën shqiptare, i pari i këtij lloji organizuar ndonjëherë nga autoritetet e kryeqytetit finlandez. Shumica e objekteve etnografike kanë qenë mbledhur nga etnografi finlandez, Ilmari Manninen, gjatë udhëtimit të tij studimor në trojet shqiptare në Kosovë e Maqedoni në mars-maj të vitit 1935. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, që u përurua nga Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë për Finlandën, Liliana Verdha, ishin të pranishëm edhe diplomatë, personalitete të artit, kulturës e shkencës të Helsinkit, anëtarë të Shoqatës "Miqtë e Shqipërisë në Finlandë", si dhe mjaft shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia me banim në Finlandë. Pas përshëndetjes së Drejtores së Muzeut të Kulturave Botërore të Helsinkit, znj. Eija-Maija Kotilainen, si dhe fjalës së iniciatores së ekspozitës dhe përzgjedhëses së fotografive të Marubit në Tiranë, finlandezes Lea Christina, pjesmarrësit u njohën me fotografitë dhe ekzemplarët e paraqitur. Gjithashtu ata patën rastin të njihen edhe me një pjesë të jetës aktuale shqiptare nëpërmjet filmit dokumentar me metrazh të shkurtër "Këpurdhat e Betonit" (Concrete Mushrooms), bashkëprodhim i Elian Stefës dhe Gyler Mydytit, që bën fjalë për ripërdorimin paqësor të bunkerëve pas viteve '90-të. Ekspozita, financuar kryesisht nga Muzeu i Kulturave Botërore në Helsinki dhe Fondacioni "Arti Vizual Shqiptar Përmes Kufijve-FAVA" me qendër në Tiranë, do qëndrojë e hapur deri me 9 janar të vitit të ardhshëm. /L.Ve/a.ke/
KOMENTE