Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Rama, Përgjegjësi Personale Për Shëndetin E Grevistëve
English

Fule: Rama, Përgjegjësi Personale Për Shëndetin E Grevistëve

TIRANË, 4 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule shprehu sot shqetësimin për mungesën e një dialogu politik konstruktiv në Shqipëri dhe se, greva e urisë i shton përgjegjësinë më shumë liderit të opozitës për gjendjen shëndetësore të grevistëve. Fule tha se "jam i shqetësuar për mungesën e një dialogu politik konstruktiv në Shqipëri. Jam i shqetësuar nga mungesa e funksionimit të plotë të Parlamentit në vend". Po kështu, ai u shpreh i shqetësuar edhe nga greva e urisë e një grupi deputetësh socialistë që ka filluar së fundmi. "Kjo grevë shtyn në mbajtjen e pozitave edhe më të kundërta dhe konfrontuese. Greva e urisë nuk heq përgjegjësinë e të gjitha palëve për gjetjen e zgjidhjes bazuar mbi dy parimet: kornizën kushtetuese dhe transperencën. Më vjen keq, por më duhet të them, se greva e urisë i shton përgjegjësinë më shumë liderit të opozitës për gjendjen shëndetësore të grevistëve", nënvizoi Komisioneri Fule. Nga dje, një delegacion i Kuvendit, që ka në përbërje deputetë të pozitës dhe opozitës ndodhet në Bruksel në kuadër të takimit dy-ditor të Komisionit të Asociim-Stabilizimit mes BE dhe Shqipërisë. Në takimin e parë të këtij Komisioni, përfaqësues të institucioneve europiane janë deklaruar kundër grevës së urisë së Partisë Socialiste. Sipas eurodeputetëve, bojkoti dhe protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe bllokojnë integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian./n.m/
KOMENTE