Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Furgoni përplaset me veturën, mbetet një i vdekur dhe tre të plagosur
English

Furgoni përplaset me veturën, mbetet një i vdekur dhe tre të plagosur

Krujë, 4 maj, NOA – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Nikël të Krujës, duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Krujës, të cilat sqarojnë se aksidenti fatal është shkaktuar si pasojë e përplasjes së një furgoni me një veturë në këtë aks rrugor.

Ai që e ka pësuar në mënyrë tragjike nga kjo përplasje, ka qenë 50-vjeçari Agim Milla, drejtuesi i furgonit ndërsa tre personat e tjerë të plagosur nga ky aksident, mësohet se ishin në veturën që u përplas.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake ka vërtetuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të përplasjes së dy automjeteve, ndërsa po bëhet ekspertiza për të zbuluar fakte të mëtejshme mbi ngjarjen tragjike.

n.e/NOA

KOMENTE