Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova Ne Samitin E Sarajeves Vetem E Barabarte
English

Kosova Ne Samitin E Sarajeves Vetem E Barabarte

PRISHTINË, 4 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kosova në samitin e Sarajevës mund të marrë pjesë vetëm e barabartë, tha sot ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, në një takim në Bruksel me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Stefan Fuele. Ministria e Jashtme kosovare bën të ditur se Hyseni foli me Fuele për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, duke u ndalur veçanërisht te perspektiva evropiane e Kosovës dhe te aspekte që lidhen me pjesëmarrjen e Kosovës në nisma dhe struktura rajonale. Në këtë kontekst, ministri Hyseni permendi edhe masat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë drejt zbatimit të kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, duke folur në veçanti për marrëveshjet për ripranim të personave dhe miratimin e legjislacionit përkatës. Në këtë takim, ministri Hyseni ka përsëritur qëndrimin se "Kosova mund të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës vetëm si palë e barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë", pra "sipas formulës së aplikuar gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur në Pragë vitin e kaluar, që njihet si GYMNICH". /a.ke/
KOMENTE