Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë -Flamuri I Kosovës Është Edhe Në Balonat E Zamir Matit
English

Kosovë -Flamuri I Kosovës Është Edhe Në Balonat E Zamir Matit

PRISHTINË, 4 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Piktori dhe artisti shqiptar Zamir Mati, i cili prej vitesh jeton në Francë, realizoi të marten një performancë artistike në Prishtinë duke ngritur për herë të parë në qiellin blu të kryeqytetit të shtetit më të ri të Evropës, balonat me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës. Në vizitën e tij të parë në Kosovë, në një performancë në sheshin "Skënderbej, Zamir Mati tha se "këtë ditë të bukur pranverore në Prishtinë, në Kosovën e lirë e të pavarur, e shijoj dhe e prek për herë të parë, duke ngritur balonat". "Kosovën e kam ndjerë për shumë vite edhe pa ardhur këtu, si në ëndrra dhe nga emocionet që më sillnin miqtë që e kanë vizituar këtë vend, në kohët e vështira dhe të ndarjeve", tha ai. "Nuk kisha qënë asnjëherë, ndërsa ëndrra ka qënë e madhe", tha artisti duke shtuar se punimet e tij kanë ne Kosovë qysh në vitet 70-të. Në fakt nuk kishin se si të mungonin në Prishtinë balonat e Zamir Matit, ato që ai diti t'i krijojë në Shqipërinë e kuadratizuar nga sistemi komunist. Nga një lojë naive dhe fëminore ai diti t'i japë dimensionin që ato kanë me lirinë dhe hapësirën e ajrit duke i dhënë njëherazi dhe emrin e tij për shkak të përkushtimit por edhe se pse ishte i pari që diti ti iniciojë . Zamir Mati është pjesmarrës dhe shumë aktiv në të gjitha aktivitetet në nivel botëror që zhvillohet për balonat. Ai ndodhet në Prishtinë i ftuar nga Ministria e Kultures së Kosovës për të hapur një ekspozitë personale e cila do të çelet të martën në mbrëmje ne kryeqëndrën e Kosovës Prishtinë. Në këtë ekspozitë ai do prezantohet me pjesë nga koleksioni i veprave të tija që sic shprehet autori janë vepra mes Shqipërisë dhe Francës. Ai përmëndi, pikturën sheshi Skëndërbej, Buzë Senën në Paris me Quai VOLTAIRE, Muzeun ORSEY, Muzeun e Louvrit, kalanë e Krujës, Durrësin, Pazarin e vjetër të Korçës, Legjendën simbolike të Librazhdit qe kur dalin në qiell ngjyrat e ylberit thonë se ka dalë shpata e Skëndërbeut, Portin e vjetër të Honflerit, Durrësit, Vlorës etj. "Kjo ndërthurrje është e domosdoshme për të kuptuar atë që mua më pëlqen atë që unë dëshiroj. Liria është e lidhur me kulturën, por dhe me natyrën e në këtë rast peisazhet e vendit tim, Shqipërisë, dhe të Francës flasin shumë", thotë Mati, për të cilin hapja e kësaj ekspozite në Prishtinë është një ëndërr e kahershme e tija . /f.n/
KOMENTE