Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Nexhmije Pagarusha Nderohet Me Titullin Artiste E Merituar
English

Kosovë - Nexhmije Pagarusha Nderohet Me Titullin "Artiste E Merituar"

PRISHTINË, 4 Maj /ATSH-B.Jashari/.- "Bilbili i Kosovës", Nexhmie Pagarusha, në 77 vjetorin e lindjes, u dekorua sot nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me titullin "Artiste e Merituar" për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë në kultivimin e muzikës dhe këngës shqipe, teatrit dhe filmit. Presidenti Sejdiu tha në ceremoninë e organizuar me këtë rast se "kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar, është i një rëndësie të jashtëzakonshme". Në motivacionin e dekorimit theksohet se Nexhmije Pagarusha ka qënë e përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, "duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore". "Nexhmije Pagarusha është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim për brezat krijues dhe interpretues të artistëve", theksohet më tej në këtë motivacion./s.s./
KOMENTE