Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita, sot dita e 5-të e grevës së urisë
English

Opozita, sot dita e 5-të e grevës së urisë

Tiranë, 4 maj, NOA – Ka hyrë sot në ditën e saj të pestë, greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe dhjetëra mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët e kanë iniciuar atë në mbrëmjen e ditës së premte pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Ndërsa ditën e djeshme, deputetja socialiste, Klodiana Spahiu është transportuar në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, sot po paraqitet e tillë edhe gjendja e disa grevistëve të tjerë.

E megjithatë, grevistët duket se janë të vendosur që ta vazhdojnë grevën e tyre, derisa sipas tyre, qeveria të reflektojë për kërkesat e tyre mbi transparencën e procesit të 28 qershorit.

Ndërkaq, ditën e djeshme, përmes një konference për shtyp, kryeministri Berisha la të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim nga ai i mbajtur deri më tani prej qeverisë, sipas së cilës, opozita duhet t’i drejtohet Kushtetueses ose Komisionit të Venecias për transparencën, por jo se mund të bëhet fjalë për hapjen e kutive të votimit.

n.e/NOA

KOMENTE