English

PNUD: Në Shqipëri, 10 pika të nxehta mjedisore

Tiranë, 4 maj, NOA - Shqipëria nuk ka legjislacion specifik përsa u përket pikave të nxehta mjedisore, prandaj duhen krijuar projekte dhe plane të posaçme për rehabilitimin e tyre.

Një fakt të tillë e ka theksuar sot koordinatorja e OKB-së në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett, gjatë prezantimit të planeve rehabilituese për nëntë pika të nxehta mjedisore në Shqipëri, të cilat janë: Dampa e Minierës së Gurit të Kuq në breg të liqenit të Ohrit; Shkrirësi i Ferrokromit në Elbasan; Fabrika e Baterive në Berat; Zona e Minierës së Përrenjasit; Ndërtesat e Minierës së Bitinckës pranë Korçës; Alba Film në pjesën lindore të Tiranës në zonën e ish-Kinostudios; Ndërmarrja Dajti në Tiranë; Dampa e Pesticideve në Rrëshen dhe fabrika e Tekstileve në Berat.

Ndërkaq, studimi në fjalë është pjesë e projektit të PNUD-it “Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri”, i financuar nga qeveria e Holandës dhe realizuar nga kompania italiane “Foster Vheeler Italiana” e partnerët e saj LDK, Greqi dhe G&G Shqipëri.

Ky studim përmbledh përgatitjen e vlerësimit të ndikimit në mjedis së bashku me planet rehabilituese dhe kostot respektive për nëntë pika të nxehta mjedisore.

n.e/NOA

KOMENTE