Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Posta Shqiptare, 2 Milione Usd Investim Per Qendren Tranzite
English

Posta Shqiptare, 2 Milione Usd Investim Per Qendren Tranzite

TIRANE, 4 Maj /ATSH, E. Xhajanka/- Kryeministri Sali Berisha përuroi sot pasdite Qendrën Tranzite postare në Tiranë, si një prej investimeve më të rëndësishme të Postës Shqiptare, ku do të përpunohet çdo objekt postar për t'u transportuar më pas brenda dhe jashtë vendit. Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Shtetit Genc Pollo, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Arqile Gorea, përfaqësues te institucioneve të linjës, etj. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Gorea u shpreh se "investimi 2 milionë dollarë (ndërtim - montim dhe pajisje makineri) i kryer në Qendrën Tranzite është një ndër investimet më serioze, ndërsa në harkun e 4 viteve është mundësuar rikonstruksioni i mbi 90% të zyrave postare, duke e kthyer Postën Shqiptare në një institucion bashkohorë që i përgjigjet kërkesave të kohës". Drejtori i Postës Shqiptare prezantoi aktivitetin e institucionit që drejton, duke u ndalur në rritjen e investimeve për cilësinë dhe sigurinë e shërbimit postar sipas parametrave bashkohorë. Sipas tij, Qendrës Tranzite si pjesë e reformës së shërbimit postar, plotëson standartet europiane. Në këtë Qendër ndodhet dhe shërbimi EMS dhe flota e transportit me 108 automjete, 100 motorcikleta, dhe 400 biçikleta që mësyjnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë deri në skajin më të largët. Gjatë 4 viteve, investimet e kompanisë Posta Shqiptare janë shumëfishuar. Nga 15 milionë lekë të investuara në vitin 2005, fondi i investimeve në fund të vitit 2009 arriti në 291 milionë lekë, ose 276 milionë më shumë. Gjithashtu, Gorea tha se fal këtij investimi kolosal si dhe të tjerave, përfitimet kanë qenë të mëdha jo vetëm për kompaninë por veçanërisht për klientin. Aktualisht Posta Shqiptare kryen 77 shërbime duke përdorur teknologjinë e përparuar dhe përgjigjur kërkesave të kohës për shërbimin postar./n.m/
KOMENTE