Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rishfaqet hiri vullkanik, ndërpriten fluturimet në Irlandë
English

Rishfaqet hiri vullkanik, ndërpriten fluturimet në Irlandë

Dublin, 4 maj, NOA – Hiri vullkanik i cili u shfaq para pak javësh në Isandë dhe u përhap në të gjithë Evropën duke bllokuar për ditë të tëra trafikun ajror, duket se po riel sërish në skenë.

Kështu, ai ka bllokuar rishtazi trafikun ajror në Irlandë dhe ka qenë vetë Autoriteti i Sigurisë së Fluturimit në Dublin i cili bëri me dije se për sot, nga ora 8:00 deri në 14:00 nuk do të ketë fluturime në hapësirën ajrore të Irlandës.

“Kjo pasi përqendrimi i llogaritur i hirit vullkanik në hapësirën irlandeze është shumë i lartë”, bëri të ditur një zëdhënës i Autoritetit irlandez të Sigurisë së Fluturimit.

Ndërkaq, në njoftimin përkatës, thuhet se nga ky ndalim nuk janë prekur fluturimet nga Britania e Madhe dhe Evropa.

Nga ana tjetër, parashikohet që ditën e sotme, ministrat e Transportit të Bashkimit Evropian të konsultohen në Bruksel me njëri-tjetrin mbi pasojat e kaosit në trafikun ajror dy javë më parë.

n.e/NOA

KOMENTE