Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Mal i Zi, memorandum në luftën kundër korrupsionit
English

Shqipëri-Mal i Zi, memorandum në luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 4 maj, NOA – Pala shqiptare dhe ajo malazeze kanë nënshkruar një memorandumi mirëkuptimi për Bashkëpunim në luftën e përbashkët kundër korrupsionit.

Dokumenti në fjalë u nënshkrua mes drejtoreshës së departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ, Ivi Kaso dhe Vesna Ratkovic, drejtoreshë e departamentit Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave dhe Drejtorisë për Nismat Antikorrupsion të Republikës së Malit të Zi.

Nisur nga rëndësia që qeveritë e të dy vendeve i kushtojnë çështjes së parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, ky memorandum mirëkuptimi nënshkruhet në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, si një nga mjetet e rëndësishme të luftës.

Ai synon të forcojë bashkëpunimin midis dy institucioneve homologe fqinje, të cilat kanë ngjashmëri si në funksione, ashtu edhe në kompetenca.

Kryerja e veprimtarive të përbashkëta (trajnime, konferenca etj.), shkëmbim i informacionit, shkëmbim i njohurive dh praktikave më të mira janë disa nga elementet më të rëndësishëm në të cilët do të bazohet bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve.

n.e/NOA

KOMENTE