Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet për të dhjetën herë, gjyqi i Albin Kurtit
English

Shtyhet për të dhjetën herë, gjyqi i Albin Kurtit

Prishtinë, 4 maj, NOA – Eshtë shtyrë për të dhjetën herë seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti.

Data e re e caktimit të saj është 21 qershori, për shkak të mungesës së Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës, ndërsa Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si "proces me motive politike".

Ndërkaq, ndaj tij është nxjerrë sërish një urdhër-arresti me detyrimin për t'u prezantuar me çdo kusht në gjyqin ndaj tij, pas atij të lëshuar dy ditë më parë dhe në bazë të të cilit, u ushtrua edhe një kontroll në selinë e lëvizjes "Vetëvendosje".

Kurti akuzohet "për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare".

Akuza për "thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues" është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

n.e/NOA

KOMENTE