Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare U-19, Dy Miqësore Me Malin E Zi
English

Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare U-19, Dy Miqësore Me Malin E Zi

TIRANË, 4 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë nesër në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës ndeshjen e parë, nga dy miqësoret, që do të këtë brenda javës ndaj përfaqësueses U-19 të Malit të Zi. Nën drejtimin e teknikut Ramadan Shehu, futbollistët e përfaqësueses U-19 janë stërvitur në Ulqin nga data 1 maj. Sipas menaxherit të ekipit U-19, Lysjen Nurishmit, "lojtarët janë në formë mjaft të mirë dhe përveç futbollistëve të Superligës janë grumbulluar edhe disa lojtarë të rinj, që u zbuluan gjatë grumbullimeve në Grqi dhe Itali në fillim të vitit". Në ndeshjen e nesërme, që do të luhet në orën 16:30, pritet të aktivizohen më së shumti lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar. Ndërsa në ndeshjen e dytë, që do të luhet në kryeqytetin malazez, Podgoricë, në 6 maj, pritet të aktivizohen disa lojtarë që u zbuluan nga dy grumbullimet e zhvilluara në Greqi dhe Itali në fillim të këtij viti. Sipas Nurishmit, "këto dy miqësore do të shërbejnë për të parë formën e futbollistëve përpara eliminatoreve të evropianit që do të zhvillohen në muajin shtator"./s.s./
KOMENTE