Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport: Futboll (U-19) - Shqiperi - Mali I Zi 3-2
English

Sport: Futboll (U-19) - Shqiperi - Mali I Zi 3-2

SHKODËR, 4 Maj/ATSH-G. Marku/. - Kombëtarja e Shqipërisë për U-19 në futboll ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj ekipit kombëtar U-19 të Malit të Zi ne ndeshjen miqësore ndërkombëtare te zhvilluar sot pasdite ne stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës. Të parët që kanë shënuar ishin futbollistët malazezë me anë të Mugoshës dhe Vujanoviç në minutat '19 dhe '30, rezultat që mbylli edhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, në sajë të përmirësimit të ndjeshëm të lojës, skuadra jonë përfaqësuese arriti të shënojë tre gola, fillimisht me ane te Shtinit në minutën e '53, më pas Shkurti në '61 dhe Imami në '70. Skuadra jonë përfaqësuese, që drejtohet nga trajneri Ramadan Shehu, po vazhdon fazen pergatitore ne Malin e Zi në prag të pjesëmarrjes ne eleminatoret e Kampionatit Europian të futbollit për U-19. Me 6 maj, kombëtarja e shqipërisë U-19 do të zhvillojën ndeshjen e kthimit me Malin e Zi në stadiumin e Buduçnostit të Podgoricës. /a.ke/
KOMENTE