Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Times Square - I Arrestuari U Identifikua Nga Përdorimi I Një Celulari
English

Times Square - I Arrestuari U Identifikua Nga Përdorimi I Një Celulari

NJU JORK, 4 maj /ATSH-ANSA/ - Shahzad Faisal, pakistanezi me nënshtetësi amerikane i cili u arrestua në aeroportin JFK të Nju Jorkut pasi dyshohet se është përfshirë në atentatin e dështuar të Times Square, është zbuluar dhe identifikuar fal përdorimit të një telefoni celular. "U identifikua nga numri i celularit që përdori për të kontaktuar me shitësin e automjetit", deklaroi një burim për të përditshmen "New York Times". Faisal u arrestua dje rreth orës 23:30, me orën lokale, në aeroportin JFK të Nju Jorkut ndërsa po tentonte të largohej nga Shtetet e Bashkuara drejt Dubait dhe më pas në Pakistan. Aktualisht autoritetet amerikane po kontrollojnë shtëpinë e tij në lagjen Bridgeport të Connecticut, për të gjetur ndonjë element që mund të jetë përdorur për atentatin e dështuar. Faisal, që sipas New York Times është 30 vjeç, duhet të paraqitet sot para një gjykate federale në Manhatan për t'u akuzuar formalisht. /e.v/
KOMENTE