Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tropojë: Invalidja E Dashuruar Me Jetën
English

Tropojë: Invalidja E Dashuruar Me Jetën

TROPOJË, 4 maj/ATSH.R-Hoxha/ - Në qytetin e Bajram Currit të gjithë e njohin, jo për fatkeqësinë që ka pësuar në jetë, por për dashurinë që ka për jetën dhe përpjekjen gati mbinjerëzore për t'iu mos nënshtruar fatkeqësisë. Edhe pas 35 viteve nga fatkeqësia, poetja Zyra Ahmeti njihet nga të gjithë qytetarët, ndërsa Bashkia e ka nderuar me titullin "Krenaria e qytetit". "Zyraja është krenaria e qytetit, këtë titull ia kanë dhënë qytetarët",- thotë kryetari i bashkisë Nuredin Ahmetaj. Në realitet libri i saj "Fluturojnë engjëjt" prej kohësh është libri më i lexuar nga rinia e qytetit verilindor. "Lexohet se përcjell mezazhin e e dashurisë për jetën. Nuk janë thjesht vlerat artistike të vargut, por mesazhi që ato përcjellin, aq më tepër që këto mesazhe përcillen nga Zyraja", thotë Islam Necaj, maturant i shkollës së mesme "Asim Vokshi". Zyraja e dashuruar me jetën Zyraja ishte vetëm 19 vjeç, kur në vitin 1975 u nis për në aksion në Elbasan. Pas një muaji ndërsa po kthehej në vendlindje me bashkëmoshatarët, autobuzi ra në humnerë në Shpal të Mirditës, ku vdiqën 4 të rinj dhe shumë të tjerë u lënduan. Tropojanët ende e kujtojnë aksidentin e 1 korrikut, ku mes të lënduarve, ishte edhe Zyraja. "Në këtë aksident humba aftësinë për të ecur. Jam kuruar brenda e jashtë vendit dhe vetëm pas shumë kurimeve arrita të ec me paterica", kujton me dhimbje Zyraja. "Aksidenti ishte i rëndë. Isha e re dhe mendova se ëndrrat dhe jeta ime mbaroi këtu. Isha vetëm 19 vjece dhe vetëm fakti se nuk do të mund të ecja kurrë më ishte tortura më e madhe", thotë ajo. Populli ka një fjalë të urtë: "kurrë mos u dorëzo". Dhe Zyhraja kështu bëri. Gjeti forcën ta përballojë jetën te librat e vargjet e poezisë. "Të jetoja e t'u shërbeja njerëzve të mi, forcën e gjeta te poezia, te shkrimet te vjershat që i shkruaja edhe në momentet më të vështira të jetës, pasi poezia është jeta ime", thotë Zyraja. Zyraja mes ëndrrave dhe realitetit Zyraja tregon se ka qenë nxënëse e shkëlqyer në mësime. Në adoleshencë ka lexuar shumë libra, ishte studente e shkëlqyer dhe kishte ëndrra, si të gjitha bashkëmoshataret e veta. Ringritja në paterica i dha Zyrasë, ish-artistes amatore të rrethit dhe ish-sportistes së ekipit të volejbollit, forcën jo vetëm për ta jetuar jetën, por edhe për t'i shërbyer asaj, përmes krijimtarisë letrare e përmes qëndismave me të cilat ndihmon edhe familjen. Por Zyra Ahmeti ka edhe një pasion tjetër. Ajo përvetësoi aq mirë anglishten sa nisi të japë kurse falas të mësimit të anglishtes, në shtëpinë e saj. "Kam realizuar ëndrrën time, edhe kështu t'u shërbej bashkëqytetarëve të mij. Kënaqësia më e madhe është kur edhe pse rrallë dal me karrocën e invalidit, të gjithë më përshëndesin", tregon ajo. Si e kalon jetën sot Zyraja Jeta e Zyrasë është e mbushur me aq shumë aktivitet sa është vështirë kush nuk e njeh, të besojë se ajo është invalide prej 35 vitesh. Familja e saj e ardhur nga Kepeneku në fillim të viteve '90 është vendosur në Bajram Curri bashkë me 4 vëllezërit dhe një motër. Sot vazhdon të shkruajë poezi dhe të japë mësime falas të gjuhës angleze. "Nuk është vetëm poezia drita e shpëtimit për mua, por edhe kurset e gjuhës angleze që jap për fëmijët e qytetit",- thotë thjesht Zyraja, që është lidhur edhe me rrethet letrare të Kosovës. Ka krijuar në qytetin e Bajram Currit edhe degën e shoqatës "Shpresë dhe dashuri" me synimin për t'u ardhur në ndihmë praplegjikëve të rrethit. "Përmes shoqatës u vijmë në ndihmë sadopak paraplegjikëve të rrethit, edhe pse kemi vështirësi lëvizjeje. Por strukturat shtetërore më ndihmojnë", thotë kryetarja Zyra. Ndaj të gjithë në Bajram Curri e njohin poeten, qëndistaren dhe kryetaren e një shoqate humanitare./ch/
KOMENTE