Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 Maji, Drejtues Të Lsi-Së Homazhe Në Varrezat E Dëshmorëve
English

5 Maji, Drejtues Të Lsi-Së Homazhe Në Varrezat E Dëshmorëve

TIRANË, 5 Maj/ ATSH/-Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zhvilluan sot homazhe pranë monumentit "Nënë Shqipëri" me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, vendosën kurorën me lule në emër të LSI pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Në respekt të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama dhe nën/kryetari Petrit Vasili, vendosën një kurorë me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri". Duke folur për 5 majin, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh se, "në këtë ditë të rëndësishme për gjithë vendin dhe popullin shqiptar në emër të LSI-së, shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionale- Çlirimtare". "5 Maji është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse është dita e mirënjohjes për gjakun e derdhur nga martirët e kombit në luftën më të lavdishme të zhvilluar, atë Antifashiste Nacional- Çlirimtare, e cila jo vetëm që garantoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, por në themel të kësaj Shqipërie evropiane që ne synojmë sot, qëndron pikërisht sakrifica e këtyre martirëve", u shpreh Rama. Sipas tij, "kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për të gjithë ne për të kontribuar dhe punuar të gjithë së bashku për të ardhmen europiane të Shqipërisë". Homazhe zhvilluan edhe nënkryetari i LSI dhe ministër i Ekonomisë, Dritan Prifti, zv/ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, zv/ministri i Integrimit, Edmond Hoxha, etj./s.d//n.m/
KOMENTE