Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bozdo: Zhvillimi I Sme-Ve Në Shqipëri Synon Standardet Europiane
English

Bozdo: Zhvillimi I Sme-Ve Në Shqipëri Synon Standardet Europiane

- Zhvillohet workshopi "SME-të në kohën e krizës globale"- TIRANE, 5 Maj/ATSH-E. Xhajanka/.-Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri synon të arrijë standardet europiane, tha sot zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, në workshpin e BSEC "SME-të në kohën e krizës globale", organizuar në Hotel "Sheraton" në Tiranë nga Organizata e Detit të Zi për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në fjalën e tij, Bozdo theksoi rëndësinë e SME-ve në rritjen ekonomike të vendit. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se ky sektor merr një rëndësi prioriare në objektivat e qeverisë, veçanërisht në kushtet e post krizës financiare ndërkombëtare. "Zhvillimi i sektorit privat, në veçanti i SME-ve, është një ndër prioritetet e qeverisë", theksoi Bozdo, i cili bëri të ditur se aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribojnë në mbi 80% të GDP. Sipas të dhenave nga INSTAT-i, SME-të përfaqësojnë 99.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve. Bozdo vuri në dukje se kreditimi i ekonomisë ka shënuar një rritje të lehtë edhe gjatë vitit 2009, ndonëse ky vit u karakterizua nga kriza globale financiare. Edhe raporti i Bankës Botërore, Doing Business 2010, e renditi Shqipërinë të 15 në botë për lehtësinë në sigurimin e një kredie. Portofoli i kredisë, sipas Bozdos, gjatë vitit 2009 ka arritur në 39% të GDP, me një rritje prej 2 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. "Ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit ka njohur një rritje pozitive dhe të qëndrueshme (me një mesatare prej 5.6 për qind), ku në vitin 2008 arriti një nga vlerat më të larta të rritjes së PBB-së, prej 8 për qind", theksoi Bozdo. Sipas tij, gjatë vitit 2009 performanca ekonomike është e kënaqshme kur krahasohet me progresin ekonomik të vendeve të rajonit, si Bosnja Hercegovina që rezultoi me -3%, Mali i Zi -5,3%, Serbia -3% , duke treguar se është një ekonomi vitale dhe optimiste. Duke e vlerësuar pozitivisht organizimin e këtij workshopi, Bozdo shprehu bindjen se rezultatet dhe rekomandimet që do të ofrojë ky aktivitet, do t'i shërbejnë strukturave politikëbërëse në Shqiperi, për t'i kthyer ato në programe për veprim, në mbeshtetje të rritjes së konkurrueshmërisë së SME-ve. Në workshopin "SME-të në kohën e krizës globale", organizuar në Tiranë nga Organizata e Detit të Zi për Zhvillim Ekonomik, Fondacioni "Konrad- Adenauer-Stifung Ankara", në bashkëpunim me ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, merrnin pjesë biznesmenë dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të këtij organizmi si Greqia, Rumania, Bullgaria, etj./s.s./
KOMENTE