Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çelsi, 70 milionë për Torres
English

Çelsi, 70 milionë për Torres

Angli, 5 Maj NOA - Me sa duket në garë për të marrë shërbimet e lojtarit spanjoll të Liverpulit, Fernando Torres është dhe ekipi i Çelsit, të cilët janë treguar mjaft ofensivë në drejtim të tij.

Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, ekipi i Abramoviç ka gati një ofertë e cila kap vlerën e 70 milionë sterlinave për skuadrën e Liverpulit.

Torres ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Liverpuli në fund të këtij sezoni dhe si rrjedhojë, duke parë që bisedimet midis stafit drejtues të skuadrës së tij dhe Çeslit kanë filluar, atëherë mund të themi se ai mund të bëhet pjesë e këtij ekipi.

Megjithatë konkurrenca për Torres është tepër e fortë pasi kujtojmë se në ndjekje të tij janë dhe Barcelona e Juventus, ku të dy ekipet kanë shfaqur interes për të prej kohësh.

r.b/NOA

KOMENTE