Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremonia e 5 Majit, Berisha: Nderim për të rënët
English

Ceremonia e 5 Majit, Berisha: Nderim për të rënët

Tiranë, 05 Maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të 5 Majit. I shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës, Berisha vendosi një kurorë me lule në memorialin kryesor.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se këtë ditë “ne nderojmë sot të rënët e kombit, nderojmë lirinë, si një vend më i lirë se kurrë në historinë e tij, si një vend i cili po ndërton idealin demokratik dhe idealin e lirisë, në një rrugë të sigurt".

Në vijim të ceremonive për 5 Majin, Kryeministri Berisha, zhvilloi vizita edhe në familjen e martirit të demokracisë, Azem Hajdari, si dhe dëshmorit Riza Cerova.

Duke u përshëndetur me të afërmit Azem Hajdari, gjatë vizitës në këtë familje, kryeministri Berisha u shpreh: “Nderim për çdo kënd që ka dhënë kontributin për liri. Për Azemin më shumë se për këdo tjetër. Gjithnjë është nderuar dhe do të nderohet. Arritjet e Shqipërisë janë ngushëllimi më i madh për Azemin dhe për të gjithë ata që u flijuan për liri dhe dinjitetin e kombit. Sot ne i nderojmë më mirë se kurrë” theksoi kryeministri Berisha”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, kryeministri Berisha duke përkujtuar heroizmin e Dëshmorëve të Atdheut, u shpreh para familjarëve të dëshmorit Riza Cerova se: “Në emrin tim dhe të qeverisë përulem me nderimin më të madh para veprës burrërore, heroizmit të tij, kontributit në historinë e këtij vendi, si dhe për të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve ka bërë që Shqipëria të mbijetojë dhe shqiptarët të kenë një perspektivë të sigurt në ndërtimin e së ardhmes”.

“Sot është një ditë meditimi për lirinë dhe për të gjithë ata për të cilët liria është një pasion i madh, kanë arsye që të vlerësojnë kontributin e vet, kanë arsye të ndjehen të lehtësuar për sakrificën e jashtëzakonshme që është bërë për të qenë të lirë. Ne nderojmë sot të rënët e kombit, nderojmë lirinë, si një vend më i lirë se kurrë në historinë e tij, si një vend i cili po ndërton idealin demokratik dhe idealin e lirisë, në një rrugë të sigurt. Ky vit na gjen ne pakrahasimisht më afër ndërtimit të këtyre idealeve”, tha Berisha gjatë deklaratës për mediat.

m.xh/NOA

KOMENTE