Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: S’jemi kundër heqjes së vizave, por heqjes vizë shkelësve të ligjit
English

Edi Rama: S’jemi kundër heqjes së vizave, por heqjes vizë shkelësve të ligjit

Tiranë, 5 maj, NOA – Partia Socialiste nuk është kundër heqjes së vizave për shqiptarët, por është për t’u hequr vizë të gjithë shkelësve të ligjit dhe atyre që nuk respektojnë të drejtën e qytetarit për të votuar.

Me një shprehje të tillë, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është kundërpërgjigjur protestës së grave demokrate të cilat e kanë akuzuar atë se me nxitjen e kësaj greve urie, po pengon procesin e liberalizimit të vizave, pasi po jep një imazh të keq për klimën politike në vend.

Duke iu drejtuar personalisht aktores së njohur, Edi Luarasi, Rama tha se “nuk ka Kushtetutë apo vendim gjykatë që pengon transparencën e kutive”.

E duke vijuar sërish, si për çdo natë me çështjen e hapjes së kutive, ai tha se “këtë e pengon vetëm pushteti që mban brenda tyre, armën me të cilën vrau zgjedhjet e kaluara”.

“Janë ato kuti që mbajnë peng Berishën se me hapjen e tyre në dritën e diellit, gjithçka merr fund. Por rruga jonë është e shkruar në Kushtetutë dhe e drejta jonë kushtetuese për transparencë nuk mund të mohohet nga askush. Hapi kutitë dhe mos prit të na thyesh ne, por ngutu të mos përthyesh vetë”, iu drejtua ai publikisht kryeministrit Berisha.

Kryetari i PS-së, më pas u ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e Europës, në 9 maj në orën 10:00, të mblidhen në bulevard për të dëshmuar se socialistët janë pro Europës.

Sipas tij, qytetarët duhet të mblidhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për t'i thënë

ndal pushtetit i cili e mban Shqipërinë të izoluar nga Europa.

"Të mblidhemi në 9 maj këtu në bulevard për Europën dhe për të drejtat themelore të demokracisë", theksoi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE