Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani - Ndihma Për Greqinë: Një Shpejtësi Më E Madhe Do Të Ishte E Paefektshme
English

Gjermani - Ndihma Për Greqinë: Një Shpejtësi Më E Madhe Do Të Ishte E Paefektshme

BERLIn, 5 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel u mbrojt sot përpara deputetëve të Bundestagut (njëra nga Dhomat e parlamentit gjerman) lidhur me bllokimin e ndihmës për Greqinë, duke shpjeguar se një shpejtësi më e madhe do të ishte e paefektshme. "Nëse Gjermania do ta kishte miratuar shumë më parë ndihmën për Greqinë, kjo do të ishte e paefektshme", deklaroi kancelarja konservatore. "Një evropian i mirë nuk është ai që ndihmon shpejt, por ai që respekton traktatet dhe të drejtën evropiane dhe që jep ndihmesën e tij që stabiliteti i zonës euro të mos dëmtohet", shtoi ajo. Gjermania priti që t'ia kërkonin me ngulm përpara se të binte dakord për të ndihmuar Athinën. Ekonomia më e madhe në Evropë do t'i japë këtë vit Greqisë 8,4 miliardë euro në kuadrin e programit të përbashkët të ndihmës së Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një ndihmë që opinioni i saj publik e kundërshtoi gjerësisht. Ligji i nevojshëm për zhbllokimin e këtyre fondeve u miratua dje në këshillin e ministrave dhe pritet të miratohet këtë javë nga Bundestagu dhe Bundesrati, Dhoma e dytë e Parlamentit gjerman. /I.Pu.
KOMENTE