Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idra Paraqet Rezultatet E Sondazhit Për Korrupsionin Në Shqipëri
English

Idra Paraqet Rezultatet E Sondazhit Për Korrupsionin Në Shqipëri

TIRANË, 5 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Shoqata IDRA (Institute for Development Research and Alternatives) publikoi të mërkurën në Hotel Sheraton rezultatet e sondazhit mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, i realizuar në muajt e parë të vitit 2010. Sondazhi, i mundësuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), u krye në bashkëpunim me rreth 1200 persona nga publiku i gjerë, si dhe 600 persona të intervistuar nga sektori publik, të cilët shprehën perceptimin, përvojat dhe sjelljen kundrejt shfaqjeve korruptive në Shqipëri. Sipas sondazhit, perceptimi mbi korrupsionin në vend vazhdon të mbetet i lartë. Vlerësimi mesatar i publikut të gjerë mbi korrupsionin e perceptuar të institucioneve gjatë vitit 2010 është 62.4 pikë. Drejtuesit fetarë, Presidenti, ushtarakët, media, mësuesit e shkollave publike dhe drejtuesit e OJF-ve, vazhdojnë të konsiderohen si më pak të korruptuar ndër 20 grupet dhe institucionet e vlerësuara. Nga ana tjetër, doganierët, tatimorët dhe mjeket janë vlerësuar si më të korruptuarit. Sipas kampionit të publikut të gjerë, korrupsioni midis zyrtarëve publikë është një fenomen i zakonshëm. 91.8% e të intervistuarve mendojnë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë është "shumë i përhapur" ose "disi i përhapur". Po sipas sondazhit, në kuadër të luftës antikorrupsion, publiku shqiptar ka një perceptim negativ mbi kontributin e institucioneve të ndryshme kundër këtij fenomeni. Ashtu si edhe vitet e shkuara, vetëm media vazhdon të shihet sikur po ndihmon në luftën kundër korrupsionit. Ajo është vlerësuar me 61 pikë në vitin 2010. Të gjitha grupet dhe institucionet e tjera të vlerësuara kanë marrë më pak se 50 pikë. Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, drejtuesit fetarë dhe gjykatat konsiderohen si institucionet të cilat kontribuojnë më pak për antikorrupsionin, ndërkohë që besimi i qytetarëve shqiptarë në institucione mbetet ende i ulët. /a.ke/
KOMENTE