Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një legjendë jugosllave? 30-vjetori i vdekjes së Titos
English

Një legjendë jugosllave? 30-vjetori i vdekjes së Titos

Beograd, 5 maj, NOA – Më 4 maj u mbushën 30 vjet nga vdekja e Josip Broz Titos, i cili ishte drejtues i lëvizjes partizane në Jugosllavinë e dikurshme dhe qw pas Luftës së Dytë, e qeverisi vendin për 35 vjet rresht deri në vdekjen e tij.

Tito ishte një personalitet karizmatik, por pati bërë një gabim vendimtar: Pas 1945-ës ai e pati ndaluar që të flitet për rrymat fashiste dhe nacional-socialiste në radhët e veta. Arsyeja: ato vetëm kishin ngritur kokën nga fashistët e Italisë dhe nazistët e Gjermanisë.

Kështu pas vdekjes së Titos u shfaqën sërish konfliktet e vjetra. Po të përpunohej më mirë historia atëherë një pjesë e luftës civile nuk do të zhvillohej në formën, që e përjetuam, komenton Hans Koschnik, ish-deputet në Bundestagun gjerman dhe adminstratori i parë ndërkombëtar i Mostarit.

Tito ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën evropiane dhe botërore, sqaron Koschnik: "Tito pëlqehej, sepse kishte liruar veten nga kthetrat e Moskës. Të tjerët nuk e donin, sepse ishte komunist. Thjesht kjo mund të thuhet kështu. Por në të vërtetë ai ishte një prej njerëzve të paktë, që ishin në gjendje të ngrejnë ura në mes të blloqeve, me të cilët mund të punohej. Në Evropë ishin finlandezët, jugosllavët dhe austriakët.

Sistemi humbi legjitimitetin

Pohimet e shumë njerëzve në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj se shpërbërja e vendit ka ndodhur për shkak të urrejtjes së moçme në mes të popujve, e cila po mbahej e shtypur me reprezalje nga Tito, janë të gabuara, mendon Holm Sundhausen, profesor për historinë e Evropës Juglindore në Berlin. Me zgjidhjen e antagonizmave Lindje-Perëndim në kohën e Gorbaçovit ndër të tjera u bë e panevojshme edhe lëvizja e të painkuadruarëve, e thirrur në jetë nga Titoja. Sistemi i vetqeverisjes, i vendosur nga Tito, u tregua ekonomikisht joefikas, sistemi i ashtuquajtur titist gradualisht humbi legjitimitetin e tij.

Vetë lufta është manipuluar nga politikanët e Titos dhe intelektualët, sqaron Sundhausen. "Emri i Titos lidhet me çlirimin e vendit prej sundimit të nacionalsocialistëve dhe aleatëve të tyre. Emri i tij lidhet me rezistencën e suksesshme kundër Stalinit, me zhvillimin, që nisi në Jugosllavi në fillim të viteve 50-të, me hapjen e vendit ndaj perëndimit, me modelin e vetqeverisjes, me statusin e posaçëm të vendit, si vend prijës i bllokut të të painkuadruërve dhe për një mirëqenie relative, për të cilën njerëzit në vendet e tjera socialiste për një kohë të gjatë mund vetëm të ëndërronin."

Por kur flitet për mjetet, me të cilat Tito ka zbatuar politikën e tij, atëherë sipas Sundhausen ndryshon puna. Bëhet fjalë për viktima të akteve hakmarrëse ndaj pushtuesve, pjesëtarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre gjatë luftës. "Po të kishte atëherë një Tribunal për krime lufte në Jugosllavi, me siguri që Tito do të përmendej në këtë gjykatë", thotë Sundhausen.

Jo demokraci në kuptimin e vërtetë të fjalës

Tito kishte pjesërisht meritat e veta për organizimin e luftës partizane kundër nazistëve gjermanë dhe pushtuesve të tjerë si dhe çlirimin e vendit, komenton Harald Potempa nga Zyra për hulumtime historike- ushtarake në Potsdam. Ndërkohë studimet e fundit japin një rivlerësim për luftën partizane. Në fakt bëhet fjalë për një përzierje të aktiviteteve të partizanëve dhe lëvizjeve tërheqëse të ëehrmahtit gjerman, i cili donte të pengonte, që të izolohej në Evropën Juglindore në Ballkan nga ushtria e kuqe, sqaron Potempa. "Tito përfundimisht ka meritat që Jugosllavia ndoqi rrugën e vendeve të painkuadruara. Por është e kuptueshme, që Jugosllavia e Titos me siguri që nuk ka qenë demokraci në kuptimin perëndimor të fjalës. Kështu që unë mendoj se ka qenë shumë e guximshme, interesante dhe për t'u vlerësuar lart fakti, që ai ka provuar t'i shmanget ndikimit të Stalinit. Me siguri që kishim të bëjmë me një diktaturë më të butë se në vendet e tjera, por prapë kishim të bëjmë me një sistem njëpartiak", mendon Potempa.

DVelle

KOMENTE