Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Jaguar” sekuestron 110 kg kanabis
English

Operacioni “Jaguar” sekuestron 110 kg kanabis

Fier, 5 maj, NOA – Plot 110 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa kanë mundur të sekuestrohen nga forcat e policisë së Fierit, nën një operacion të koduar të titulluar “Jaguar”.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës gjatë rrugës nacionale Fier-Vlorë, brenda bagazhit të një makine.

Bëhet fjalë për automjetin tip Audi A3, me targë EN56BZD, në bagazhin e të cilit ishin fshehur pesë çanta të zeza që mbanin sasinë e lartpërmendur të drogës, e ndarë në 99 copë paketime plasmasi dhe natribani.

Ndërkaq, forcat policore kanë arrestuar në flagrancë dy vëllezër me emrat Gjin Marku, vjeç 29 dhe Adrian Marku, vjeç 32; që të dy të lindur në Mirditë dhe banues në Kamëz, të cilët ishin duke transportuar sasinë e madhe të drogës.

Ata tashmë akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa materialet përkatëse i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE