English

Përfundon sezoni për Vargas

Firence, 5 Maj NOA - Ka përfunduar para kohe kampionati për Juan Manuel Vargas. Siç është bërë e ditur nga vetë klubi i Fiorentinës, lojtari nga Peruja, gjatë seancës stërvitore të ekipit ka marrë një goditje në gjurin e tij dhe do të qëndroje larg fushave për një kohë të gjatë.

Dëmtimi me sa duket është serioz dhe flitet se koha e rikuperimit të plotë për lojtarin do të jetë vetëm pas një muaji.

Duhet thënë se Vargas ka kaluar një sezon të shkëlqyer tek Fiorentina dhe me vlerat që ka treguar në fushën e lojës, tashmë janë të shumta skuadrat që kërkojnë të marrin lojtarin në radhët e skuadrave të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE