Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjaket Athina, tre të vdekur nga protestat
English

Përgjaket Athina, tre të vdekur nga protestat

Athinë, 05 maj, NOA - Tre persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu ndërtesën e një banke në Athinë gjatë trazirave të sotme.

Policia në Athinë u përball gjatë ditës me rreth 25 mijë protestues, të cilët kundërshtojnë masat e parapara nga qeveria për të adresuar krizën financiare, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia në Athinë ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët janë përpjekur të thyejnë kordonin e policisë. Incidenti ka ndodhur përballë godinës së parlamentit. Rreth 20 mijë veta raportohet të kenë marrë pjesë në një tjetër protestë të zhvilluar në Selanik, qyteti i dytë më i madh në Greqi.

Qeveria greke është zotuar për shkurtime masive në shpenzimet për sektorin publik, përfshi uljen e pensioneve dhe ngrirjen e pagesave në shkëmbim të kredisë ndërkombëtare.

BE-ja dhe FMN-ja i kanë premtuar 110 miliardë euro Greqisë për të shpëtuar nga falimentimi.

NOA/RFE

KOMENTE