Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sfidat për mjedisin, Mediu thirrje Italisë: Na ndihmoni
English

Sfidat për mjedisin, Mediu thirrje Italisë: Na ndihmoni

Tiranë, 05 Maj, NOA - Shqipëria dhe Italia duhet të shtojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit, jo vetëm përmes marrëveshjeve ekzistuese deri më sot, por dhe përmes investimeve dhe studimeve të rëndësishme që shteti italian ka kapacitetet financiare e teknike ti kryejë.

Ky ka qenë apeli që ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i ka bërë palës italiane gjatë një konference në kuadër të stinës italiane “Dy popuj, një det, një miqësi”.

Mediu ka theksuar se aktualisht të dyja vendet kanë nevojë për të bashkëpunuar në lidhje me pasojat që po sjellin ndryshimet klimatike në rajon e më gjerë.

“Bashkëpunimi me Italinë fqinje nuk lidhet vetëm me afërsinë e kufijve, por me shtetin italian na lidhin dy marrëveshje të rëndësishme, ajo për mbrojtjen e mjedisit dhe tjetra për zhvillimin e mekanizmave të pastër. Por në këtë moment lind pyetja, a kemi nevojë për më shumë bashkëpunime dhe më shumë ndihmë nga Italia fqinje, natyrisht që po. Ndaj unë jam këtu sot për ti bërë thirrje miqve italianë, ekspertëve të bashkëpunojnë për një mjedis të pastër, për një rajon sa më pak të ndotur”, u shpreh Mediu.

Sipas tij, për Shqipërinë është edhe më i rëndësishëm bashkëpunimi për mbrojtjen e detit Adriatik i cili lidh dy vendet fqinje.

Por sipas ministrit, strategjia për menaxhimin e integruar të ujërave ka kosto financiare për Shqipërinë ndaj dhe në këtë rast nevojitet ndihma e Italisë fqinje.

Duke vlerësuar eksperiencën italianë në aspektin mjedisor si de rolin e madh të Italisë në rajon, Mediu i ka kërkuar homologut Italian të marrë përsipër drejtimin e partneritetit evropian në fushën e mjedisit pasi kjo do ti vlente gjithë vendeve të rajonit.

b.a/NOA

KOMENTE