Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kuzhe Kërkon Talentin Kosovar Migjen Basha Në Kombëtare
English

Sport-Futboll/ Kuzhe Kërkon Talentin Kosovar Migjen Basha Në Kombëtare

TIRANË, 5 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, po vijon me kërkimin e talenteve të reja për të reformuar grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e kampionatiti evropian Euro 2012. Pasi vëzhgoi sulmuesin e Piaçencës, Edgar Cani, të shtunën e kaluar, këtë fundjavë Kuzhe ka konfirmuar sërish një udhëtim drejt Italisë. Këtë herë në vëmendjen e kroatit do të jetë mesfushori kosovar i skuadrës së Frosinones në Serinë B, Migjen Basha. Sipas burimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, Kuzhe do të jetë në Itali, ku do të ndjekë ndeshjen mes Frosinones dhe Çitadelës. Migjen Basha ka lindur në Lozanë të Zvicrës, dhe ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur për Shqipërinë. Mesfushori me tipare mbrojtëse këtë sezon luan për Frosinonen në Serinë B italiane, ekip që zotëron edhe gjysmën e kartonit të tij, ndërkohë që gjysmën tjetër e zotëron skuadra e Riminit që garon në Serinë C1. Gjatë merkatos së janarit, Basha u kërkua nga disa skuadra, mes të cilave edhe Sampdoria, Fiorentina dhe Atalanta, të cilat ofronin deri në 4 milionë euro për të. Basha ka luajtur në Serinë B dy sezonet e fundit, ndërsa në Itali u transferua në vitin 2006 nga ekipi zviceran Lausanne. Më pas luajti për skuadrat Lucchese për të vazhduar me Viareggion dhe Riminin. Përveç Bashës, trajneri Kuzhe ka thënë fjalë të mira edhe për sulmuesin kosovar Andis Shalën, që luan në Skoci te skuadra Dundee United./s.s./
KOMENTE