Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Leçe Dhe Bolonja Interesohen Për Erjon Bogdanin
English

Sport-Merkato/ Leçe Dhe Bolonja Interesohen Për Erjon Bogdanin

TIRANË, 5 Maj / ATSH- Gjergji Mima/.- Sulmuesi i kombëtares, Erjon Bogdani, të cilit i skadon kontrata me ekipin italian të Kievos në qershor, kërkohet nga tre ekipe dy italiane dhe nje greke. Sipas mediave italiane, sulmuesi shqiptar kërkohet nga skuadra e Bolonjës, që ka siguruar qëndrimin në Serinë A dhe nga Leçe, e cila është pretendentja kryesore për t'u rikthyer nga Seria B në elitën e futbollit italian. Gjithashtu, më parë klubi grek i Kavallas ka ofruar 800 mijë euro në sezon dhe një kontratë 2-vjeçare për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Tek Kievo, sulmuesi shqiptar është aktivizuar shumë pak në sezonin e fundit dhe ka mundësi të largohet me parametër zero. Këtë sezon Bogdani ka shënuar 2 gola me fanellën e Kievos. Bogdani ka shprehur dëshirën që të luajë edhe për 2 apo 3 sezone në kampionatin italian, por gjithsesi pritet që gjithçka të konkretizohet me përfundimin e këtij sezoni dhe me rihapjen e merkatos verore, ku Bogdani do të ketë rreth 3 muaj kohë për të menduar destinacionin e tij të ardhshëm. Bogdani është aktualisht i vetmi shqptar që luan në kampionatin italian të Serisë A, që cilësohet si një prej më të vështirëve në botë. Gjatë edicionit të ardhshëm ai pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të sulmit të Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2012. /a.ke/
KOMENTE