Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Surpriza e re e Eagle Mobile: “Super Riniring” me dy plane të reja tarifore
English

Surpriza e re e Eagle Mobile: “Super Riniring” me dy plane të reja tarifore

Tiranë, 5 maj, NOA – Kompania e telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, gjatë këtij fillim-vere sjell një surprizë të re për klientët: Dy planet e reja të programit të suksesshëm tarifor Riniring, të cilat janë Super Riniring 800 dhe Super Riniring 1000.

Lajmi është bërë me dijeni nga Murat Gurkas, drejtori i Divizionit të Marketing në kompaninë Eagle Mobile, i cili ka sqaruar se “Super Riniring, duke synuar që të jetë programi më i preferuar tarifor për të gjithë përdoruesit celularë në Shqipëri, është rimodeluar për nevojat e klientëve tanë”.

“Programi Tarifor me parapagesë mjaft i suksesshëm "Riniring", i cili ka qenë mjaft i vlerësuar dhe i përzgjedhur nga të rinjtë shqiptarë, është kthyer sërish me ofertat më tërheqëse dhe të pabesueshme. Riniring ka qenë një shembull unik dhe do të vazhdojë si i tillë me Super Riniring më shumë se kurrë”, ka thënë më tej Gurkas.

Sipas tij, “nuk është nevoja që abonentët Eagle të tregojnë kujdes me shpenzimet kur flasin me miqtë, porse atyre u nevojitet vërtet t’i telefonojnë të gjithë pa përjashtim, duke mos mbetur në pritje të telefonatave të miqve të tyre”.

“Ata duan të shfrytëzojnë falas çdo funksion të mundshëm të telefonit të tyre si MMS, internet, Facebook, Gmail. Këto janë vetëm disa nga përfitimet që ne kemi përfshirë në Super Riniring”, ka përfunduar Gurkas.

Konkretisht, Super Riniring 800 dhe Super Riniring 1000 kanë vlefshmëri përkatësisht 15 dhe 30 ditë.

Avantazhet që ofrojnë janë tarifat më të ulëta për thirrje brenda grupit brenda rrjetit, dhe drejt operatorëve fiks; Çmime më të ulëta për SMS brenda grupit; lundrim falas nga celulari në Facebook dhe marrja e postës elektronike në internet.

Gjithashtu, çmimet për MMS brenda grupit janë më të ulëta.

Super Riniring që ka një pagesë prej 800 Lekë, ofron për 15 ditë telefonata brenda Riniring 0.25 Lekë për minutë, SMS brenda grupit Riniring me 0.25 Lekë, telefonata drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek për minutë.

Ndërkohë, që drejt operatoreve fiks (Albtelecom) me 5 Lekë për minutë dhe MMS drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek.

Super Riniring, me një pagesë mujore prej 1000 Lekë, mundëson për një muaj telefonata brenda Riniring me 0.5 Lekë për minutë; SMS brenda Riniring me 0.5 Lekë; telefonata drejt numrave të tjerë Eagle me 5 Lek për minutë; drejt operatorëve fiks (Albtelecom) me 5 Lekë për minutë; MMS drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek për minutë.

Ndërkohë, që për të dy planet tarifore përdorimi i Facebook dhe postës elektronike në internet është tërësisht falas.

n.e/NOA

KOMENTE