English

Tek Milan rikthehet Pato

Milano 5 Maj NOA - Një lajm tepër pozitiv për skuadrën e Milanit ka ardhur orët e fundit dhe bëhet fjalë pikërisht për rikthimin e brazilianit Pato në radhët e skuadrës.

Me sa duket sulmuesi kuq e zi është riaftësuar plotësisht pas dëmtimit dhe është i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e fundjavës, ku Milani do të ketë një transfertë tepër të vështirë me Genovan.

Krahas rikthimit të tij është folur dhe për të ardhmen e lojtarit, ku agjenti i tij Veloz, ka deklaruar se asgjë nuk është e sigurt pasi për këtë çështje vendos vetë stafi drejtues i kuq e zinjve me në krye Galianin.

r.b/NOA

KOMENTE