English

Varshava I Kërkon Rusisë Kërkime Të Reja Në Vendin E Katastrofës Ajrore

VARSHAVË, 5 maj /ATSH-AFP/ - Autoritetet polake i kërkuan Rusisë hetime të reja në vendin e aksidentit të avionit të presidentit polak, Lech Kaczynski ku kuriozët vazhdojnë të gjejnë akoma gjëra personale të viktimave, bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë. "Ministri i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë Andrzej Seremet, i cili ndodhet në Moskë të ndërhyjë tek autoritetet ruse për të kryer hetime të reja në këto vende dhe që vendi i rrëzimit të avionit të mbrohet mirë'', theksoi Joanna Debek, zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë. ''Ministria u alarmua dje në mbrëmje nga një polak që ishte kthyer nga vendi i katastrofës dhe që kishte gjetur gjëra personale të viktimave'', shtoi ajo./ /ec/ a.jor.
KOMENTE