Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Astma-Mjekët: Numri I Të Sëmurëve, Në Rritje
English

Astma-Mjekët: Numri I Të Sëmurëve, Në Rritje

- Në Ditën Botërore të Astmës - TIRANË, 6 Maj/ATSH/- Astma në Shqipëri përbën një problem shqetësues për shëndetin e qytetarëve jo vetëm nga rritja e numrit të rasteve kohët e fundit, por dhe nga shfaqja e sëmundjes në moshat e vogla. "Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe urbanizimi i shpejtë në vendin tonë kanë ndikuar edhe në shtimin e rasteve të sëmundjes së astmës", pohojnë mjekët specialistë, të cilët në Ditën Botërore të Astmës u bëjnë apel qytetarëve dhe veçanërisht personelit mjekësor, për rritje të masave kurativo- profilaktike dhe ndërgjegjësimin e të sëmurëve për kryerjen e një mjekimi të rregullt. "Kontrolli i vazhdueshëm dhe mjekimi i rregullt do të parandalonte dhe rëndimin e sëmundjes", thotë mjekja Mira Xhixha. Sipas saj, muaji maj është shpallur nga Iniciativa Globale për Astmën si muaji sensibilizues për sëmundjen, për të përmirësuar kujdesin ndaj saj, me motivacionin për të parandaluar instalimin e astmës së rëndë. Ndërkohë, Iniciativa Globale për Astmën ka lançuar një fushatë sensibilizuese, që për 5 vitet e ardhshme të ulë deri në 50 % numrin e hospitalizimeve të të sëmurëve me astmë. "Kjo do të thotë sa më pak të shtruar në spital nga astma bronkiale, aq më të kontrolluar të sëmurët, aq më pak shpenzime të kujdesit shëndetësor për këtë sëmundje", tha mjekja Xhixha. Astma, një sëmundje që shkaktohet nga alergantët e ndryshëm si, polenet e luleve, substancat kimike, detergjentët, pajisjet kozmetike, paraqitet nga format më të lehta (si inflamacion i hundës ose në formë të inflamacionit të rrugëve të sipërme respiratore) deri në ato më të rënda që njihen si "sulm astmatik". Frymëmarrja tek pacientët me këtë sëmundje është shumë e vështirësuar, një gjendje që mund të shkaktojë tension të lehtë arterial dhe nje takikardi (rrahje e shpejtë e zemrës), po ashtu edhe një puls i shpejtë, si rezultat i mbiajrosjes së theksuar të mushkërive. Sipas mjekëve, kjo sëmundje mund të japë shumë komplikime si, infeksionet bronkopulmonare, pneumatoraks spontan, pleurit e deri në insufiçencë respiratore, gjë qe paraqet stadin më të rëndë të njeriut me sëmundje të mushkërive. - Përhapja tek fëmijët - Shpesh simptomat e astmës, sipas mjekëve, ngatërrohen me ato të virozave të stinës, bronkitit ose ftohjes, gjë që ka ndikuar negativisht në shtimin e rasteve kryesisht tek fëmijët. Kjo, pasi mjekët duke mos e zbuluar që në fillim sëmundjen, kanë dhënë trajtime për probleme të tjetra, teksa pacienti vuante nga astma, e cila theksohet gjithnjë e më shumë. "Shumë pacientë përpara se të konsultohen me mjekun tolerojnë shenja respiratore të përsëritura, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Kjo çon në diagnostikimin me vonese të astmës dhe rendimin e gjendjes së të sëmurit, duke e bërë shumë të vështirë trajtimin e tij", pohojnë mjekët pediatër. - Astma dhe duhanpirja - Ndotja e ambientit është një ndër faktorët që çon në astmë, por krahas kësaj, duhanpirja zë vend të rëndësishëm në shkaktimin e kësaj sëmundje. "Duhanpirësit kanë rrezikshmëri më të madhe për të zhvilluar sëmundje bronkopneumonale sesa personat e tjerë, ndërkohë edhe ata që kanë në familje persona që pijnë duhan, janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundje, sesa ata nuk pijnë duhan në familje", nënvizon mjekja Xhixha. Sipas saj, "studimet e ndryshme epidemiologjike kanë treguar se fëmijët e grave që pijnë duhan, apo të ekspozuara ndaj duhanpirjes, janë 3 herë më shumë të rrezikuar për të patur astmë bronkiale, sesa fëmijët e nënave që nuk pijnë duhan. Kjo do të thotë se është i rrezikshëm jo vetëm pirja e duhanit, por dhe qëndrimi në ambiente ku njerëzit konsumojnë duhan". Parandalimi i sëmundjes mund të vijë vetëm në rast të evitimit të shkaktarëve. Këshillat që japin mjekët alergologë në këtë rast janë mosekspozimi ndaj faktorëve alergjikë që shkaktojnë astmën, si pluhurat e shtëpisë, ushqimet dhe konservantët ushqimorë, pirja e duhanit etj./s.s./
KOMENTE