English

Berisha-Ademi: Integriteti i Maqedonisë, interes jetik për shqiptarët

Tiranë, 6 maj, NOA – Për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për rajonin, paqja, stabiliteti dhe integriteti i Maqedonisë janë të një rëndësie parësore dhe me interes jetik.

Kështu i ka deklaruar kryeministri Berisha gjatë një takimi zv/kryeministrit të Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, duke theksuar se “qeveria shqiptare është e gatshme për një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me vendin mik, Maqedoninë”.

“Vlerësoj të gjitha arritjet e reformave të rëndësishme dhe të shumta që janë bërë në Maqedoni. Vlerësoj progresin e ndjeshëm që është shënuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një marrëveshje e cila përbën një themel shumë të fortë ligjor për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë”, tha më tej kryeministri.

Ndërsa numri dy i qeverisë maqedonase, Abdylaqim Ademi, ka theksuar se

me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të fillojë bisedimet për Bashkimin Evropian.

“Bashkërisht konstatuam se stabiliteti i secilit vend në rajon është i rëndësishëm, sepse çdo ngjarje dhe çdo ndodhi që ndodh në vendet tona fqinje mund të ketë reflektime edhe në vende të tjera. Prandaj, konstatimi i përbashkët është që vetëm stabiliteti dhe paqja e rajonit garanton edhe perspektivën euroatlantike të dy vendeve tona. Sigurisht, ne biseduam edhe për lidhjen infrastrukturore të dy vendeve tona, veçanërisht për lidhjen hekurudhore, të autostradave dhe lidhjet”, tha në fund ai.

n.e/NOA

KOMENTE