Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqipëria Superfuqi Energjetike Në Rajon, Prioritet I Qeverisë
English

Berisha: Shqipëria Superfuqi Energjetike Në Rajon, Prioritet I Qeverisë

- Në Forumin e V-të Ekonomik të Crans Montanës, Kryeministri Berisha shprehet se "Shqipëria ka një klimë të favorshme për investimet e huaja" - TIRANË, 6 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha tha sot se "Shqipëria, si një superfuqi e vogël energjetike në rajon, mbetet prioriteti i qeverisë", duke cilësuar se "vendi është i hapur për energjinë nukleare, si forma më e pastër e energjisë". Në hapje të Forumit të V-të Ekonomik të Crans Montanës, që nisi sot punimet në Tiranë, Kryeministri Berisha theksoi se "energjia është një përparësi e madhe për qeverinë, si dhe një potencial shumë i madh për vendin". "Ne jemi një nga vendet më të pasura me burime hidrike në Europë dhe gjatë 2 viteve kemi nënshkruar 200 kontrata koncensionesh në këtë sektor", tha ai. Shqipëria është në pararojë të tregut më të madh, që është tregu italian, tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se "çdo euro që investohet në energji do të ketë një treg të shkëlqyer". "Ne po rrisim lidhjet e energjisë me Malin e Zi, Kosovën dhe me Maqedoninë. Marrëveshja për dy kabllo nënujore janë firmosur me qeverinë italiane", tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se "vendi ka pozitën gjeografike më të mirë në rajon". Kreu i Qeverisë u ndal dhe te projekti i gazsjellësit transatlantik, duke theksuar se "së shpejti Shqipëria do bëhet qendër e rigazifikimit të energjisë". Por, sipas tij, Shqipëria nuk duhet të parandalojë veten nga burimi i energjisë më të pastër, që është energjia nukleare. Duke u ndalur te potencialet turistike të vendit, Kryeministri theksoi se, "nuk mund të gjesh vend tjetër me një vijë bregdetare si ajo e Shqipërisë". Ai ftoi sipërmarrësit e huaj të rrisin investimet në këtë sektor, ndërsa nënvizoi se "në 2009, turizmi pati një rritje prej 36 për qind". Pasuritë minerare të vendit, sipas Kreut të Qeverisë, janë një tjetër sektor ku mund të shtrihen me sukses investimet e kompanive të huaja. Për sa i përket masave të qeverisë për një klimë të favorshme biznesi, Kryeministri veçoi krijimin e One Stop Shop për lejet dhe licensat, si dhe mbështetja që ofrohet nga shteti për investitorët. Kryeministri veçoi edhe investimet në infrastrukturë, një nga faktorët që, sipas tij, e ndihmuan Shqipërinë në periudhën e krizës ekonomike botërore. "Ne u ndikuam nga pasojat e krizës. Eksportet vitin e shkuar ranë, ndërsa bankat në tremujorin e fundit të 2008 u përballën me pasojat e një paniku, që solli tërheqjen e disa qindra milionë euro kursime. Por ne vazhduam reformat, si mënyra e vetme për të përballuar këtë krizë", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se "situata sot është krejtësisht ndryshe dhe eksportet e Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur me më shumë se 100 për qind". "Sistemi bankar është një nga sistemet më të shëndetshme në botë. Depozitat u rritën dhe në sistemin tonë bankar sot ka 780 miliardë lekë dhe janë kredituar rreth 450 miliardë lekë. Bankat kanë shumë likuiditet dhe depozitat janë ngritur në 13.7 për qind", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij, "investimet e huaja direkte që nga viti 2008 e deri më sot janë rritur me 59 për qind". "Pasi Shqipëria mori ftesën për në NATO dhe deri më sot janë nënshkruar më shumë se 5 miliardë dollarë koncensione dhe investime të drejtpërdrejta të huaja". Forumi i V-të Ekonomik i Crans Montanës, që nisi sot punimet në Tiranë, do të ketë në fokus sfidat e krizës financiare ndërkombëtare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjinë në Europën Juglindore, zhvillimin dhe përmirësimin e investimeve të huaja, etj. Në këtë Forum marrin pjesë 250 pjesëmarrës, 1/3 e të cilëve përfaqësues nga institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, nga qeveri të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së dhe nga kompani të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri. /s.s./
KOMENTE