Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: 228 Milion Lekë Për Izolimin E Mbetjeve Kimike Në Porto Romano
English

Durrës: 228 Milion Lekë Për Izolimin E Mbetjeve Kimike Në Porto Romano

DURRËS, 6 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Qeveria do të vazhdojë reabilitimin e zonës së ndotur nga mbetjet kimike të ish-kombinatit të ndërtuar në vitet 1980 në Porto Romano, 7 km në veri të qytetit të Durrësit. "Një investim prej 228 milionë lekë i Bankës Botërore dhe qeverisë do të mundësojë ndërtimin e një kapsule nëntokësore për izolimin e afro 50 mijë metër kub mbetje lëndësh helmuese të bikromatit, lindanit dhe squfurit", tha sot gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave Fatmir Mediu. Sipas tij, ky financim i hap rrugë reabilitimit përfundimtar të zonës, që vite më parë konsiderohej si më e ndotura në shkallë vendi. "Të gjitha investimet duhet të shkojnë në destinacion për përmirësimin e jetës së komunitetit", shtoi më tej Mediu. Gjatë ceremonisë së përurimit, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, vlerësoi punën që bëhet për përmirsimin e infrastrukturës rrugore të zonës. Sipas tij, "me përfundimin e rrugës Durrës- Porto Romano dhe Shkozet- Porto Romano do të krijohet një unazë rrugore moderne që bashkon në pak kohë të gjitha pjesët e qytetit të Durrësit". Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ministri Olldashi shprehën vullnetin e mirë për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta për pastrimin përfundimtar të zonës së Porto Romanos dhe krijimin e një zone të gjelbëruar të përbashkët, që përfshin edhe kurorën e kodrave në veri të qytetit. Punimet që nisën sot nga një firmë finlandeze parashikohen të mbyllen në fund të janarit 2011. E njëjta shoqëri nordike ka zgjidhur pak kohe me pare edhe ndotjen e Azotikut te Fierit. Kapsula nëntokësore që do të ndërtohet pranë oxhakut të ish-kombinatit kimik do të ketë formën e një vaske gjigante me trashësi 0.5 m, do të izolojë përfundimisht kimikatet që kanë ndotur një zonë prej 7.5 ha./ch/
KOMENTE