Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Greqi - Papakonstantinu: Mjeti I Vetëm Për T'I Shpëtuar Falimentimit Është Plani Shtrëngues Ekonomik
English

Ekon - Greqi - Papakonstantinu: Mjeti I Vetëm Për T'I Shpëtuar Falimentimit Është Plani Shtrëngues Ekonomik

ATHINË, 6 maj /ATSH-AFP/ - Mënyra e vetme për të shmangur falimentimin është miratimi i masave shtrënguese ekonomike, deklaroi ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinu, gjatë një debati parlamentar për miratimin e planit ekonomik të qeverisë. "Mënyra e vetme për t'i shpëtuar falimentimit është pranimi i ndihmës së BE-së dhe FMN-së, që arrin deri në 110 miliardë euro (...) dhe kushti paraprak është arritja e planit ekonomik tripalësh'', theksoi Papakonstantinu. Parlamenti grek do të votojë sot një plan ekonomik me masa shtrënguese të pazakontë në vend, kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar./ /ec/ a.jor.
KOMENTE